Lladrovci me paralajmërim: Në ora 18:30 shkojmë në zyret e PDK-së në Drenas
Kryetari i Drenasit, i cili edhe në zgjedhjet e së dielës doli fitues me listën e tij Për Drenasin Kampion, ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e strukturat e tij, që të festojnë për fitoren. Ajo që bjen në sy në postimin e tij është thirrja që në orën 18:30, Lladrovci ka paralajmëruar që simbolikisht sipas…

Lajme
Kryetari i Drenasit, i cili edhe në zgjedhjet e së dielës doli fitues me listën e tij Për Drenasin Kampion, ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e strukturat e tij, që të festojnë për fitoren.
Ajo që bjen në sy në postimin e tij është thirrja që në orën 18:30, Lladrovci ka paralajmëruar që simbolikisht sipas tij, të shkojnë te zyret e PDK-së.
E plotë:
Qytetarë të dashur,
Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë njerëzore, institucionale e morale, shpreh respektin e thellë dhe falënderimin për çdo qytetar i cili kontribuoi që zgjedhjet në komunën tonë të zhvillohen në mënyrë shembullore.
Megjithëse jemi në pritje të zyrtarizimit të rezultateve, kjo nuk na pengon të kemi një koktej për fitoren, jo vetëm fitore “Për Drenasin Kampion”, por fitore të qytetarëve krenarë e me integritet, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare dhe shtetndërtim.
Me kandidatet dhe kandidatët për Kuvend me anëtarët e Shtabit zgjedhor, do të takohemi bashkë në zyrat ku ishim vendosur përkohësisht dhe së bashku, në ora 18:00, ndërsa rreth orës 18:30 do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas, zyrë e cila me vite ka qenë burim i fitoreve.
Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh.
Ky koktej nuk është përjashtim për ata që mendojnë ndryshe, as demonstrim i arrogancës së fitores, thjeshtë, është kthim te ambientet nga të cilat kishte dhe do të ketë vetëm fitore, me qytetarin e komunës së Drenasit në qendër dhe vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes.
Krenar me qytetarët kampionë të zemrës së Kosovës. Fitorja e qytetarëve të Drenasit, është fitore e madhe! Faleminderit!