Lladrovci me mesazh kundërshtarëve të brendshëm: Me qytetarët do t’ua tregoj vendin, askush nuk mund të më largojë nga PDK

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe kryetar i degës së PDK-së në këtë qytet, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ashpër për emërimin e tij brenda listës së kandidaturave për anëtar të Kryesisë së PDK-së. Ai ka mbrojtur me vendosmëri meritokracinë e degës dhe ka bërë apel për ruajtjen e unitetit dhe integritetit politik. Sipas Lladrovcit, kryesimi…

Lajme

26/07/2025 20:04

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe kryetar i degës së PDK-së në këtë qytet, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ashpër për emërimin e tij brenda listës së kandidaturave për anëtar të Kryesisë së PDK-së. Ai ka mbrojtur me vendosmëri meritokracinë e degës dhe ka bërë apel për ruajtjen e unitetit dhe integritetit politik.

Sipas Lladrovcit, kryesimi i degës së Drenasit ka qenë gjithmonë në nivel të lartë dhe me përgjegjësi, duke i mposhtur degët e tjera në tërë vendin për organizimin, punën dhe rezultatet e dala prej saj. Ai thekson se për çdo veprim janë informuar organet drejtuese të partisë dhe se përfshirja e tij në listë nuk është e lidhur me merita reale politike apo rezultatet komunkale, transmeton lajmi.net

Lladrovci paralajmëron se anëtarët e Kryesisë nuk duhet të bien pre e ndikimeve të keqbërësve. Sipas tij, mos-pjesëmarrja në votim për kandidatin e deleguar nga Drenasi do të interpretohej si mbështetje ndaj “bedelëve të vjetër” brenda partisë.

“Mos e shkelni unitetin… mos u bëni pjesë e padrejtësisë. Nëse vendosni për kandidatin, duhet t’i keni parasysh edhe vendimet që duhet të pasojnë…” – thekson ai, duke përmendur detyrat e mundshme të emërimit të Kryesisë së Degës dhe shtabit zgjedhor për zgjedhjet e tetorit.

Në fund, Lladrovci e përfundon mesazhin me një mesazh të drejtë: “Qytetarët e Drenasit nuk e meritojnë trajtimin e bedelëve të viteve 2021 dhe 2025… Unë nuk zmbrapsem, me qytetarët do t’ua tregoj vendin dhe askush nuk mund të më largojë nga PDK!”

Postimi i plotë:

Qeverisja në komunën e Drenasit, ka qenë dhe është shembullore. Vendosja e emrit tim në garë, për tu zgjedhur nga anëtarët e Kryesisë, pa marrë parasysh sukseset e komunës dhe punës së shkëlqyer të degës, nuk ishte e pritshme për qytetarët e bastionit të PDK.
Dega e PDK-së në Drenas ka qenë në nivel dhe me përgjegjësi e them se ka organizimin, punën dhe rezultatet si asnjë degë tjetër e PDK-së në nivel vendi. Për të gjitha zhvillimet kanë qenë të informuar me raporte dhe procesverbale Kryetari dhe organet tjera të PDK.
Anëtarët e Kryesisë pres të mos jenë të ndikuar nga keqbërësit. Mospjesëmarrja në votim për kandidatin për degën e Drenasit do të ishte argument se janë kundër bedelëve. Asnjë anëtarë të Kryesisë nuk e kam kontaktuar rreth votimit, sepse, pres të mos jenë pjesë e padrejtësisë.
Mos e shkelni unitetin qytetarë, të simpatizantëve dhe të anëtarësisë së degës të PDK në Drenas, pra, anëtarë të Kryesisë, mos u bëni pjesë e padrejtësisë. Nëse vendosni për kandidatin, duhet t’i keni parasysh edhe vendimet që duhet të pasojnë, si riemërimi apo emërimi i Ushtruesit të detyrës së Kryetarit të Degës, emërimi i Kryesisë së Degës deri në zgjedhjet e brendshme, të emëroni shefin e shtabit zgjedhor për zgjedhjet e 12 Tetorit, etj.
Qytetarët e komunës së Drenasit nuk e meritojnë këtë trajtim, nuk meritojnë qeverisje të bedelëve të vitit 2021 dhe 2025, të cilët tash janë sërish bashkë. Unë nuk zmbrapsem, me qytetarët do t’ua tregoj vendin dhe askush nuk mund të më largojë nga PDK!/lajmi.net/