Lladrovci lidh kontratë me policinë, për dhënien në shfrytëzim të një prone në Komoran

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës,  Gazmend Hoxha ka nënshkruar kontratë për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Drenasit në Komoran për nevojat e Policisë së Kosovës. “Falënderoj asamblistët e Kuvendit të Drenasit, të cilët votuan për dhënien…

Lajme

17/07/2024 14:56

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka njoftuar se me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës,  Gazmend Hoxha ka nënshkruar kontratë për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Drenasit në Komoran për nevojat e Policisë së Kosovës.

“Falënderoj asamblistët e Kuvendit të Drenasit, të cilët votuan për dhënien në shfrytëzim të kësaj prone në pronësi afatgjate për Policinë e Kosovës, njëherësh, është realizuar kërkesa e kamotshme e qytetarëve të kësaj ane për ngritjen e sigurisë dhe rendit”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ai mes tjerash ka thënë se siguron secilin qytetar të Drenasit e barazia para ligjit është e panegociueshme, gjasat dhe mundësitë e barabarta, janë themeli i lirisë.

“Garantoj secilin qytetar, dashamirës të rendit e ligjit se komuna e Drenasit përderisa unë e kam besimin qytetar, prona publike e komunës së Drenasit nuk do të bëhet pre e paligjshmërisë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/