Liverpooli planifikon t’ia vazhdojë kontratën Milnerit

Sport

21/05/2022 12:08

Liverpooli është në bisedime për t’ia vazhduar kontratën James Milnerit.

Futbollisti, në bazë të kontratës aktuale, do të jetë i lirë gjatë kësaj vere, bashëpunimi formal përfundon, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, “Të Kuqtë” duket se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga lojtari dhe planifikojnë t’i ofrojnë një marrëvëeshje të re.

Sipas GOAL, ish-kampionët e Anglisë i kanë ofruar kontratë njëvjeçare dhe është në dorën e lojtarit që ta pranojë ose refuzojë.  /Lajmi.net/