Liverpooli pensionon fanellën me numrin 20 në nder të Diogo Jotës

Klubi i Liverpoolit ka vendosur të pensionojë fanellën me numrin 20, në nderim të sulmuesit Diogo Jota, i cili humbi jetën sot në një aksident trafiku. Në një njoftim zyrtar, klubi bëri të ditur se numri 20 do të ruhet përgjithmonë si shenjë nderimi për kontributin e jashtëzakonshëm që Jota dha në sezonin historik, kur…

Sport

03/07/2025 21:00

Klubi i Liverpoolit ka vendosur të pensionojë fanellën me numrin 20, në nderim të sulmuesit Diogo Jota, i cili humbi jetën sot në një aksident trafiku.

Në një njoftim zyrtar, klubi bëri të ditur se numri 20 do të ruhet përgjithmonë si shenjë nderimi për kontributin e jashtëzakonshëm që Jota dha në sezonin historik, kur Liverpooli fitoi titullin e 20-të të kampionit të Anglisë.

Goli i fundit i jetës së tij erdhi në prill, gjatë derbit të Merseyside ndaj Evertonit, ku Jota, me lëvizjen e tij karakteristike dhe goditjen e saktë përballë tribunës “Kop”, i dha ekipit fitoren – një moment që tashmë ka hyrë në kujtesën kolektive të tifozëve, transmeton lajmi.net

“Kontributi i tij në titullin tonë të 20-të dhe emocionet që solli në Anfield do të mbeten përherë pjesë e historisë sonë,” thuhet në deklaratën e klubit.

Me këtë vendim, Liverpooli e bën të ditur se asnjë lojtar tjetër nuk do ta veshë më numrin 20, duke e kthyer atë në një simbol nderimi për jetën dhe karrierën e Diogo Jotës./lajmi.net/