Liverpooli arrin marrëveshje me Alexander Isak
Liverpool vazhdon të lëvizë fuqishëm në merkato pas shitjes së Luis Diaz te Bayern Munich. Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, “The Reds” kanë arritur një marrëveshje parimore me sulmuesin suedez Alexander Isak për një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2030, me mundësi zgjatjeje deri në 2031. Sipas raportit, Isak do të…

Sport
Liverpool vazhdon të lëvizë fuqishëm në merkato pas shitjes së Luis Diaz te Bayern Munich.
Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, “The Reds” kanë arritur një marrëveshje parimore me sulmuesin suedez Alexander Isak për një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2030, me mundësi zgjatjeje deri në 2031.
Sipas raportit, Isak do të përfitojë rreth 13 milionë euro në vit nga kontrata e re.
Sulmuesi 24-vjeçar ka shprehur qartë dëshirën për t’u bashkuar me Liverpoolin dhe po ushtron presion te Newcastle për të lehtësuar largimin.
Pas disa tentativave të mëparshme, klubi nga “Anfield” pritet të dorëzojë një ofertë të re për ta bindur Newcastle që ta lërë të lirë një nga yjet kryesorë të skuadrës.
Isak shihet si objektivi kryesor i trajnerit të ri dhe drejtuesve të Liverpool-it për të forcuar repartin ofensiv pas largimit të Diaz.
Suedezi ka treguar formë të jashtëzakonshme në Premierligë dhe vlerësohet si një profil ideal për të udhëhequr sulmin e “The Reds” për vitet e ardhshme.