Liverpool shkatërron Tottenhamin në ndeshjen kthyese, kualifikohet në finale të Kupës së Ligës

Liverpool ka vazhduar me performancën e shkëlqyer duke e deklasuar Tottenhamin në ndeshjen kthyese të EFL Cup, me rezultat 4-0, të enjten mbrëma në ‘Anfield’ dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-1, ‘The Reds’ kalon në finalen e kësaj garë angleze. Skuadra e Liverpoolit edhe në duel me ‘Spurs’ ka bërë një superparaqitje duke qenë…

Sport

06/02/2025 23:16

Liverpool ka vazhduar me performancën e shkëlqyer duke e deklasuar Tottenhamin në ndeshjen kthyese të EFL Cup, me rezultat 4-0, të enjten mbrëma në ‘Anfield’ dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 4-1, ‘The Reds’ kalon në finalen e kësaj garë angleze.

Skuadra e Liverpoolit edhe në duel me ‘Spurs’ ka bërë një superparaqitje duke qenë ekip dominues në terren dhe duke shënuar katër gola.

Gapko (34’), Salah (51’ nga penalltia), Szobosziai (75’) dhe Van Dijk (80’), shënuan për fitoren e Liverpoolit e cila në finale do të ndeshet me Newcastle-n që mbrëmë e eliminoi Arsenalin.