Liverpool, serioz për Torresin
Skuadra e Liverpoolit mund të befasojë të gjithë në merkaton e janarit, duke bërë një rikthim të sulmuesit spanjoll, Fernando Torres.

Sport
Sipas mediave ndërkombëtare, The Reds janë të interesuar për rikthimn e Fernando Torres në Anfield Road.
Qysh me largimin e sulmuesit spanjoll në drejtim të Chelseat, forma e tij ka marë kahje krejtësisht negative dhe tani as huazimi te Milani nuk ka qenë produktiv.
Rodgers ka mjaft probleme në sulm dhe normalisht se një lojtar me përvojë si Fernando Torres do t’i ndihmonte sado pak të kuqve nga Anfield.
Ai gjithashtu pëlqehet shumë nga tifozët vendas, të cilët e duan me çdo kush rikthimin e tij.