Liverpool pas Douglas Luiz
Liverpool do të bëjë maksimumin për të siguruar shërbimet e një lojtari për mesfushën. Skuadra e Jurgen Klopp pritet të bëjë një lëvizje në orët e fundit të merkatos së verës dhe reparti i mesfushës është ai që ka nevojë më shumë për intervenime. Raportime të Matheus Leal bëjnë të ditur se Luiz është i…

Sport
Liverpool do të bëjë maksimumin për të siguruar shërbimet e një lojtari për mesfushën.
Skuadra e Jurgen Klopp pritet të bëjë një lëvizje në orët e fundit të merkatos së verës dhe reparti i mesfushës është ai që ka nevojë më shumë për intervenime.
Raportime të Matheus Leal bëjnë të ditur se Luiz është i hapur të largohet nga ‘Villa Park’, përcjell lajmi.net.
Liverpool janë gati të paguajnë 20 milionë funte për të siguruar kartonin e mesfushorit të Aston Villa.
Interesim për lojtarin ka treguar edhe skuadra e Atletico Madrid.
Mbetet të shihet nëse nën-kampionët e Anglisë do ta sigurojnë kartonin e Douglas Luiz. /Lajmi.net/