Liverpool nis operacionin ‘Thiago’, fillojnë kontaktet e para me Bayern
Liverpooli ka hyrë në "bisedimet e para" me Bayern Munich për një transferim të mundshëm të Thiago Alcantara.
Sport
Sipas Bild, Reds po afron me 29-vjeçarin, pasi ata zyrtarisht hyjnë në diskutime me Bayernin për një transferim këtë verë, transmeton lajmi.net.
Thiago vazhdon të lidhet me një transferim në ‘Anfield’, me gjigantët e Bundesligës që thuhet se kërkojnë 31 milionë funte për shërbimet e tij.
Megjithë thashethemet e vazhdueshme, ECHO Liverpool kupton që Thiago nuk është një lojtar që Liverpool aktualisht janë të interesuar të nënshkruajnë në këtë kohë. /Lajmi.net/