Liverpool konsideron mundësinë e transferimit së Ramsey

Liverpool ndoshta do provojë të nënshkruajë me mesfushorin e Juventusit, Aaron Ramsey, derisa përgatiten për largimin e mesfushorit Georginio Wjinaldum.

Sport

23/03/2021 10:20

Ka raportime se holandezi ka nënshkruar kontratë paraprake me Barcelonën dhe gjatë verës do t’i bashkohet gjigantit spanjoll, transmeton lajmi.net.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tashmë e ka bërë prioritet transferimin e një qendërmesfushori, në rast se Wijnaldum vërtetë largohet nga “Anfield”.

Sipas Calciomercato, e ardhmja e Ramsey nuk është e garantuar te Juventus dhe gjiganti anglez është duke shikuar mundësitë e transferimit së ish yllit të Arsenalit.

Ramsey nuk ka gjetur formën që nga kalimi në Torino në vitin 2019, derisa këtë edicion shpesh herë ka qenë i lënduar dhe ka realizuar dy gola duke dhuruar pesë asistime.

Gjithashtu rikthimi në “Emirates” është mundësi e hapur, kurse interesim për uellsianin ka shprehur edhe West Ham./Lajmi.net/