Liverpool konfirmon largimin e Origi
Liverpool ka konfirmuar largimin e Divock Origi nga skuadra.

Sport
‘Reds’ nuk kanë pasur propozim për rinovim kontrate të sulmuesit belg, kështu ky i fundit largohet si lojtar i lirë.
Faqja zyrtare e Liverpool ka konfirmuar se Divock Origi do të largohet në fund të qershorit, kur edhe skadon kontrata e tij.
Klubi e ka falënderuar lojtarin për tetë vitet e tij në skuadër dhe për shërbimet e tij.
Origi ka disa momente të paharruara me skuadrën e Liverpool, sikur goli ndaj Barcelonës, por edhe ai në finale të CL. /Lajmi.net/