Liverpool ka gjithçka në duart e veta për Ligën e Kampionëve, mposht Burnleyn

Liverpool ka mundur 3-0 skuadrën e Burnley në shtëpinë e kësaj të fundit, për të shtuar edhe më shumë gjasat për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/05/2021 23:06

Roberto Firmino 43′ hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke shënuar për 1-0 pas një asistimit të Robert Anderson, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë, Liverpool treguan se synojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke shënuar edhe dy herë të tjera.

Goli i dytë erdhi përmes Nathaniel Phillips, i cili shënoi në minutën e 52-të.

Robert Anderson u përkujdes që të asistonte edhe për Oxlade-Chamberlain, i cili ia dha edhe epilogun përfundimtar ndeshjes.

Me këtë fitore, Liverpool është në pozitën e katërt me pikë të barabarta me Leicester, por me gollaverazh më të mirë.

Ndeshja e fundit për The Reds do të jetë në shtëpi ndaj Crystal Palace, derisa Leicester luan kundër Tottenham./Lajmi.net/