Liverpool e shkatërron Southamptonin (VIDEO)
Liverpool ka fituar ndaj Southampton me rezultat të thellë 6:1 në kuadër të Capital One Cup.

Sport
Liverpool e ka deklasuar Southamptonin, duke e mposhtur 6 me 1 në St Mary’s, për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Capital One Cup.
Divock Origi realizoi tre herë, dy gola i shtoi Sturridge dhe një tjetër Ibe në këtë fitore të Liverpool. Për Southampton golin e vetëm e shënoi Sadio Mane.
Përveç skuadrës nga Anfield, në gjysmëfinale të kësaj gare janë kualifikuar edhe Manchester City, Stoke City, dhe Everton.
