Liverpool do të synojë transferimin e Lautaro Martinez

Skuadra e Liverpool do të synojë transferimin e sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez.

Sport

23/02/2022 08:10

Luis Diaz duket se nuk do të jetë transferimi i vetëm i skuadrës së Liverpool për fazën e sulmit. Raportime nga ‘Calciomercato’ bëjnë të ditur se ‘Reds’ do të synojnë të transferojnë edhe lojtarin e Inter, Lautaro Martinez, përcjell lajmi.net.

24 vjeçari pritet që me shumë gjasë do të jetë i hapur për oferta, njësoj sikur edhe klubi i Inter.

Kartoni i Lautaro mund të kushtojë deri në 90 milionë euro dhe do të ishte blerja e dytë e madhe nga Liverpool, pas Luis Diaz.

Lautaro ka 11 gola në 23 ndeshje të Serie A këtë sezon dhe ka shkëlqyer edhe me Argjentinën. /Lajmi.net/