Liverpool dhe Chelsea në garë për Timo Werner

Timo Werner është lojtari nga Bundesliga që po gëzon vëmendjen më të madhe.

Sport

19/01/2020 09:46

Me golat e shënuara mbrëmë, Werner tashmë prinë në listën e realizatorëve më të mirë në Bundesliga.

Ylli i Leipzig, ka një vlerë prej 60 milionë funteve në merkato, dhe për kartonin e tij tashmë po interesohen dy gjigantët e Premierligës.

‘Mirror’ shkruan se Liverpool janë gati të rivalizojnë Chelsean për 60 milionëshin e Leipzig, transmeton lajmi.net.

‘Blutë’ thuhet se veçse kanë hapur bisedimet për një transferim, por Liverpool tashmë po planifikojnë që të inkuadrohen për merkaton e verës.

23 vjeçari gjerman shënoi dy herë mbrëmë kundër Union Berlin, duke shkuar në 20 gola për 18 ndeshje.

Shërbimet e tij do të ishin ndihmë shumë e madhe për secilën prej dy skuadrave angleze. /Lajmi.net/