Liverpool 0-0 Stoke City, Shaqiri vlerësohet me notë të dobët
Liverpooli ka marrë vetëm një pikë në “Anfield”, duke barazuar 0-0 me Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit.
Sport
Liverpooli rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi ka regjistruar barazimin e dytë me radhë në Premierligë.
Në xhiron e 36, të besuarit e Jurgen Klopp nuk mundën të marrin më shumë se një pikë në shtëpi, pavarësisht rasteve përgjatë 90 minutave.
Veçohet ai i Mohamed Salah në minutat e para të takimit, por dështoi i vetëm përball portierit, Jack Butland.
Në anën tjetër, për Stoke Cityn për 90 minuta u paraqit Xherdan Shaqiri.
Shaqiri nga për paraqitjen ndaj Liverpoolit u paraqit me notën 6.4./Lajmi.net/