Listës së veteranëve duhet t’i bëhet analizë me gjakftohtësi, pa ndërhyrje
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili ka qenë edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka thënë se askujt nuk duhet t’i mohohet kontributi për çlirimin e vendit.
Lajme
Ai ka thënë se komisioni për verifikimin e veteranëve duhet t’i shqyrtojë ankesat dhe, nëse ka padrejtësi, të veprohet në përputhje me të dhënat nga terreni.
“Më erdh keq që të ndjerin Fadil Nimani nuk e kanë gjetur në lista, por ai është heroi i Kosovës”, është shprehur Haliti.
Haliti në një intervistë për “Epokën e Re”, ka thënë se ish-shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe komandantët e zonave do të duhej paraprakisht të bënin një analizë të saktë ose të përafërt të numrit të ushtarëve që kanë luftuar.
“Në qoftë se do të bëhej kjo analizë me gjakra të ftohura dhe pa interferenca, atëherë besoj se identifikimi për ata që duhet të kenë status do të ishte më i saktë dhe nuk do të kishte përpjekje për të mashtruar nga kushdo qoftë. Kjo analizë nuk është bërë e tani edhe nëse ka të meta, uroj të përmirësohen, dhe ata që kanë kontribuar dhe kanë qenë pjesë vepruese e UÇK-së, ta kenë statusin që u takon”.
Nënkryetari i Kuvendit ka folur edhe për punën e koalicionit qeverisës PDK-LDK, ku sipas tij, ky koalicion mund ta qojë deri në fund mandatin pavarësisht problemeve me të cilat mund të përballet.