Lista Serbe shpall “fitore bindëse” në komunat me shumicë serbe
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi të dielën mbrëma në Mitrovicën e Veriut se Lista Serbe ka shënuar “fitore bindëse”. Kjo listë ka fituar në nëntë nga dhjetë komunat të banuara me shumicë serbe, përfshirë katër në veri të Kosovës, në krye të të cilave deri më tani kanë qenë kryetarë shqiptarë, pasi Lista…

Lajme
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi të dielën mbrëma në Mitrovicën e Veriut se Lista Serbe ka shënuar “fitore bindëse”.
Kjo listë ka fituar në nëntë nga dhjetë komunat të banuara me shumicë serbe, përfshirë katër në veri të Kosovës, në krye të të cilave deri më tani kanë qenë kryetarë shqiptarë, pasi Lista Serbe doli nga institucionet kosovare dhe bojkotoi zgjedhjet në veri.
“Kjo nuk është vetëm fitorja e Listës Serbe, kjo është fitorja e popullit serb, e unitetit dhe e bashkimit serb dhe e gjithçkaje që është serbe në Kosovë”, tha Ellek.
Ai falënderoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Qeverinë e Serbisë për mbështetjen.
Më herët, Vuçiq e uroi Listën Serbe për fitoren në zgjedhjet lokale në Kosovë.