Lista Serbe: Kuvendi nuk është konstituuar, mos lejoni t’ju gënjejnë

Deputeti Igor Simiq, nga Lista Serbe, pas seancës deklaroi se “edhe një herë u dëshmua se drejtësia dhe e drejta nuk ekzistojnë”. “Sot nuk është përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”, tha ai. Lista Serbe insiston se të drejtë për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e komunitetit serb kanë…

Lajme

10/10/2025 12:23

Deputeti Igor Simiq, nga Lista Serbe, pas seancës deklaroi se “edhe një herë u dëshmua se drejtësia dhe e drejta nuk ekzistojnë”.

“Sot nuk është përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”, tha ai.

Lista Serbe insiston se të drejtë për t’u zgjedhur nënkryetar nga radhët e komunitetit serb kanë vetëm deputetët e Listës Serbe pasi që ata përfaqësojnë vullnetin e shumicës së komunitetit serb.

Në vend të nëntë deputetëve të propozuar nga Lista Serbe, nënkryetar u zgjodh deputeti Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Rashiq ka qenë ministër në qeverinë e deritanishmë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.