Lista Serbe: Ellek nesër do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, do t’i përgjigjet nesër në orën 13:30 thirrjes së Prokurorisë Speciale në Prishtinë. Lista Serbe ka kumtuar se Ellek do t’i përgjigjet ftesë në cilësinë e kryetarit të kësaj partie, “thellësisht i vetëdijshëm për pastërtinë e tij juridike dhe morale, sepse nuk ka kryer asnjë vepër të kundërligjshme”, transmeton…

Lajme
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, do t’i përgjigjet nesër në orën 13:30 thirrjes së Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Lista Serbe ka kumtuar se Ellek do t’i përgjigjet ftesë në cilësinë e kryetarit të kësaj partie, “thellësisht i vetëdijshëm për pastërtinë e tij juridike dhe morale, sepse nuk ka kryer asnjë vepër të kundërligjshme”, transmeton paparaci.
„Njëkohësisht, theksojmë se ai nuk i përgjigjet ftesës për shkak të bindjes në drejtësinë dhe paanshmërinë e këtij procesi, i cili që nga fillimi bart të gjitha karakteristikat e një procesi të montuar politikisht, të drejtuar kundër serbëve dhe përfaqësuesve të tyre legjitimë“, pretendohet në deklaratë.
Nga Lista Serbe theksojnë se, ndryshe nga Albin Kurti, i cili haptas injoron thirrjet e institucioneve të drejtësisë, ndaj serbëve ushtrohet presion me arrestime dhe paraburgim në rast të mosparaqitjes, „gjë që tregon qartë diskriminimin e thellë të rrënjosur dhe standardet e dyfishta që zbatohen ndaj “popullit serb” në Kosovë“.
„Lista Serbe, së bashku me popullin serb, qëndron fuqishëm pranë prof. dr. Ellekut, e vetëdijshme se marrja në pyetje e tij është vetëm një nga përpjekjet për ushtrim presioni ndaj serbëve të dalluar dhe vazhdim i fushatës politike të regjimit në Prishtinë kundër popullit serb“, përfundon kumtesa e Listës Serbe.
Kujtojmë se përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq, Zllatan Ellek dhe Sllavko Simiq, kanë marrë ftesë për marrje në pyetje në cilësinë e të pandehurve për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale të lidhura me protestat e dhunshme të dhjetorit të vitit 2022.