Lirohet në shtëpi foshnja pesëmuajshe e prekur me koronavirus në Kamenicë

Foshnja pesëmuajshe e cila ishte infektuar me koronavirus dhe po trajtohej në QKUK është liruar për në shtëpi.

Lajme

07/04/2020 17:27

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në Facebook.

Kastrati po ashtu ka njoftuar se të gjithë prekurit tjerë nga ky virus në Kamenicë janë në gjendje stabile.

Postimi i plotë: 

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u informuam se gjendja shëndetësore e foshnjës pesë muajshe të prekur nga virusi COVID-19 është mirë dhe se sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi. Normalisht që foshnja dhe gjithë të prekurit tjerë nga ky virus, duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen, por është lajm i mirë që gjendja e të gjithëve është stabile. /Lajmi.net/