Lirohen shtatë pengjet e para

Hamasi e konfirmon se i ka dorëzuar shtatë pengjet e para. Më vonë gjatë ditës pritet të lirohen 13 pengjet tjera të gjalla, plus 28 pengje tjera izraelite – 26 tashmë të vdekur dhe fati i dy të tjerëve nuk dihet. Armëpushimi dhe këmbimi i pengjeve dhe të burgosurve ndodh pas dy vjetësh luftë që…

Bota

13/10/2025 08:55

Hamasi e konfirmon se i ka dorëzuar shtatë pengjet e para.

Më vonë gjatë ditës pritet të lirohen 13 pengjet tjera të gjalla, plus 28 pengje tjera izraelite – 26 tashmë të vdekur dhe fati i dy të tjerëve nuk dihet.

Armëpushimi dhe këmbimi i pengjeve dhe të burgosurve ndodh pas dy vjetësh luftë që është zgjeruar në konflikt rajonal – me përfshirje të Iranit, Jemanit dhe Libanit – dhe i cili ekspertët besojnë se e ka riformësuar Lindjen e Mesme.


Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se i ka pranuar shtatë pengjet e para.

Ajo i ka publikuar emrat e tyre në rrjete sociale me mbishkrimin “Mirë se vini në shtëpi”.

Sapo të arrijnë në Izrael, pengjet do t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore, ka thënë ushtria.