Lirohen avokatët Dejan Vasic dhe Faruk Korenica
Gjykata themelore në Mitrovicë ka marrë vendim që të lirohen nga paraburgimi avokatët Dejan Vasic dhe Faruk Korenica.
Lajme
Gjykata themelore në Mitrovicë ka marrë vendim që të lirohen nga paraburgimi avokatët Dejan Vasic dhe Faruk Korenica.
Këtë lajm e ka konfirmuar për mediat serbe zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljevic. Por ajo nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë çështje, por pritet që njoftimi zyrtar të lëshohet nga EULEX.
Ndërkohë, sot Prokurori ndërkombëtar i EULEC-it, Pascal Persons ka bërë të ditur se avokatët Vasic dhe Korenica janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndikuar në dëshmitarë në një rast që është në zhvillim, mandej edhe i kanë kërcënuar ata, raporton koha.net.