“Liridona s’ka pas pse të ankohet, s’kam ushtruar dhunë”, Naim Murseli flet për raportin që kishte me tani të ndjerën Liridona Ademaj
I akuzuari Naim Murseli ka deklaruar në seancën e së enjtes se marrëdhënia e tij me të ndjerën Liridona Ademaj ka qenë e mirë dhe se gjatë martesës së tyre nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj, duke dhënë detaje për jetën familjare, bizneset në Suedi e Kosovë dhe policën e sigurimit. Gjatë dëshmisë së…
Lajme
I akuzuari Naim Murseli ka deklaruar në seancën e së enjtes se marrëdhënia e tij me të ndjerën Liridona Ademaj ka qenë e mirë dhe se gjatë martesës së tyre nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë ndaj saj, duke dhënë detaje për jetën familjare, bizneset në Suedi e Kosovë dhe policën e sigurimit.
Gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues, Murseli u pyet nga avokati mbrojtës, Shemsedin Piraj, lidhur me raportet me bashkëshorten e ndjerë, financat dhe jetën e tyre të përbashkët në vitet e fundit.“A mundesh me shpjegu çështjen e raporteve me të ndjerën Liridonën?”, pyeti ai.
“Unë me Liridonën jam fejuar në vitin 2010 më 21 prill dhe jemi martuar më 11 dhjetor 2011. Që i bie kam pas 12 vite martesë me Liridonën dhe si rezultat i martesës kemi dy fëmijë. Marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mirë e lumtur. Liridona ka qenë një grua e mrekullueshme, një nënë shumë e përkushtuar edhe një bashkëshorte e devotshme. Ne kemi jetuar në Suedi ku Liridona pas tri vitesh qëndrim është bërë nënshtetase suedeze. 5 vitet e para me Liridonën kanë qenë, dëshira e saj e madhe ishte që të bëhet nënë, kishte probleme me ngel shtatzënë, 5 vitet e para jam marrë me të nëpër spitale, më në fund në 2017 ju realizua ëndrra. Pas fëmijës së parë pas 1 viti e gjysmë dashti Zoti edhe fëmija e dytë. Kemi jetuar së bashku krejt kohën, nuk ka pasur asnjëherë ndonjë ngjarje a diçka të tillë, çdo gjë ka qenë në rregull. Siç ka thënë edhe dëshmitari, kur pyeta Leonard se a është ankuar Liridona, ka thënë jo. Kjo është e vërteta sepse nuk ka pasur pse të ankohet se asnjëherë në jetën time nuk kam ushtruar dhunë ose diçka të tillë.”
Ai tregoi edhe që sipas tij binzesin dhe të hyrat financiare për të dhe të ndjerën Liridona Ademajn.
“Në Suedi jetoj nga viti mars 92, në Suedi kam pas një restorant dhe kompani pastrimi që ka qenë e përbashkët me Liridonën, të ardhura kemi pasur të mjaftueshme. Në vit kam pasur të hyra 45 mijë euro, Liridona 20 mijë euro. Shërbime marketingu online për bizneset.”Avokati Piraj e ka pyetur se çka ka në policinë e sigurimëve dhe sa mjete ka pasur.E për këtë Muresli thotë se çdo shtetas i Suedisë ka policë të sigurimit.
“Çdo shtetas i Suedisë ka polici të sigurimit, edhe shtëpiak edhe jetësor. Në këtë rast edhe unë e kam pas, sikur Liridona të njëjtën, shumë këtë ma ka pohuar edhe prokurorja nga informatat që i ka marrë. Është krejt normale me pas polici të sigurimit. Ajo shumë 260 mijë euro nuk është shuma maksimale e policës së sigurimit, ajo mund të rritet deri në 600 mijë. Ajo është individuale”, tha Murseli.
Murseli insistonte në atë se nuk kishte grindje asnjëherë me Ademajn.
“Si çdo çift nuk them që martesa jonë ka qenë pa asnjë grindje ndonjëherë, por jo deri në ftohje të marrëdhënieve. Ka qenë çdo gjë në rregull”, tha Murseli.Murseli më tej tregon edhe për biznesin e hapur në Kosovë dhe ndërtimin e shtëpisë për të cilën thotë që në qershor të 2023 erdhën në Kosovë bashkë me Ademajn me idenë që ajo të bëhet bashkëpronare e shtëpisë.
“Unë në Kosovë përveç bizneseve në Suedi kam hapur biznes edhe në Kosovë. Edhe sot jam aksionar, kërko SHPK. Dhe me Liridonën së bashku e kemi blerë një shtëpi në Bernicë ku Liridona në qershor të 2023 ka ardhur enkas nga Suedia për t’u bërë bashkëpronare të asaj shtëpie që e kam blerë më të dhe nga qershori deri në nëntor jam marrë vazhdimisht me atë shtëpi që të bëhet gati për banim. Aty banuam së bashku deri në ditën kritike”, u shpreh ndër tjerash ai.