Liria – Ulpiana, mësohet data dhe stadiumi ku do të luhet barazhi i Ligës së Parë
Liria e Prizrenit dhe Ulpiana e Lipjanit do të përballen zyrtarisht në barazhin e Ligës së Parë të futbollit kosovar. Liria përfundoi e dyta në Grupin A, pozitë në të cilën gjenden edhe lipjanasit në Grupin B, shkruan lajmi.net. Ekipi që fiton ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë luan në “Play-Off”-in e Superligës së…
Sport
Liria e Prizrenit dhe Ulpiana e Lipjanit do të përballen zyrtarisht në barazhin e Ligës së Parë të futbollit kosovar.
Liria përfundoi e dyta në Grupin A, pozitë në të cilën gjenden edhe lipjanasit në Grupin B, shkruan lajmi.net.
Ekipi që fiton ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë luan në “Play-Off”-in e Superligës së Kosovës me ekipin që zë vendin e tetë në elitën e futbollit kosovar.
Sfida e barazhit mes Lirisë dhe Ulpianës do të zhvillohet më 27 qershor në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Ajo që dihet tanimë është inkuadrimi i Fushë Kosovës dhe Feronikelit ’74 në kampionatin elitar të Kosovës pasi u shpallën kampion në grupet përkatëse.
Për datën, orën dhe vendin ku do të zhvillohet ndeshja e barazhit të Ligës së Parë, FFK-ja do të njoftojë me kohë./Lajmi.net/