Liqeni i Ujmanit bëhet “pikë turistike” e ministrave të Kurtit, këtë herë pastrojnë edhe ambientin përreth

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë ndër pikat më “problematike” sa i përket aspektit të sigurisë. Por dy vitet e fundit atje janë realizuar aksione të shumta, për mbylljen e rrugëve ilegale ët funksionimit të kriminelëve serbë. Por një nga pjesët padyshim më të bukura më të vyeshme të veriut është Liqeni i Ujmanit. E…

Lajme

14/06/2024 08:35

Veriu i Kosovës vazhdon të jetë ndër pikat më “problematike” sa i përket aspektit të sigurisë.

Por dy vitet e fundit atje janë realizuar aksione të shumta, për mbylljen e rrugëve ilegale ët funksionimit të kriminelëve serbë.

Por një nga pjesët padyshim më të bukura më të vyeshme të veriut është Liqeni i Ujmanit.

E ky liqe së fundi ka nisur të vizitohet si “shpesh” nga ministra e zyrtarë shtetërorë.

Madje gjatë ditës së djeshme disa prej tyre kanë zgjedhur që të pastrojnë hapësirën përreth këtij liqeni.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Elbert Krasniqi, Ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bashkë me zyrtarë të tjerë e policë të Kosovës kanë lëvizur me barka përgjatë liqenit si dhe kanë pastruar hapësirat e ndotura nga mbeturinat.

Ajo çfarë bie në sy është veshja e këtyre zyrtarëve.

Të gjithë janë munduar të vishen sa më sportive e me ngjyra ushtarake apo njohur ndryshe si veshje taktike./Lajmi.net/