Lippi, njeriu i titujve

Marcello Lippi ka hyrë në histori. Trajneri italian, pas triumfit në ligë me Guangzhou Evergrande, për stinorin e dytë të njëpasnjëshëm, ai ka rrëmbyer edhe trofeun e AFC Champions League, që njihet si Liga e Kampionëve për Kontinentin e Azisë. Pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë si mysafir i Seoul, Guangzhou ka luajtur 1:1…

Sport

09/11/2013 14:10

Marcello Lippi ka hyrë në histori. Trajneri italian, pas triumfit në ligë me Guangzhou Evergrande, për stinorin e dytë të njëpasnjëshëm, ai ka rrëmbyer edhe trofeun e AFC Champions League, që njihet si Liga e Kampionëve për Kontinentin e Azisë.

Pas barazimit 2:2 në ndeshjen e parë si mysafir i Seoul, Guangzhou ka luajtur 1:1 në shtëpi dhe e ka marrë trofeun.

Pas Ligës së Kampionëve të Evropës, Kampionatit botëror 2006 me Italinë dhe titujve në Serie A, Lippi e ka pasuruar kabinetin e medaljeve me një tjetër arritje të jashtëzakonshme. Ai ka pushtuar edhe Azinë.

Guangzhou është bërë skuadra e parë kineze që fitoi titullin kontinental nga viti 1990 dhe Lippi u bë trajneri i vetëm që ka rrëmbyer trofeun në Azi dhe atë në Evropë.

Ai e kishte udhëhequr Juventusin drejt titullit në Ligën e Kampionëve më 1996.