Lippi: Messi – Ronaldo? Jo, ky futbollist tjetër është i pandalshëm
Marcello Lippi ka vetëm lëvdata për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Sport
Ish selektori i Italisë, Marcello Lippi ka lavdëruar sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.
Ai ka thënë se bota e futbollit tani ka një tjetër “gjeni”.
“Një tjetër gjeni i futbollit. Kur niset në shpejtësi nuk mund ta ndalojë askush. Kampionët e vërtetë e bëjnë dallimin. Ai ishte arsyeja kryesore që vuri në telashe Atalantan”, deklaroi Lippi për “Gazzetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.
“Por, duhet të kenë kujdes nga PSG sepse nuk janë vetëm Neymar dhe Mbappe. Janë skuadër e fortë në të gjitha repartet’, u shpreh ai. /Lajmi.net/