“Lipjanin që po ndërtojmë dhe vizionin për të ardhmen”, Imri Ahmeti viziton familjen e një kandidati për Asamble

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, që është edhe kandidat edhe për një mandat në krye të kësaj komune, ka vazhduar me aktivitetet e tij. Ai ka vizituar familjen e kandidatit për asamble komunale Gent Syla. Ahmeti thotë se kanë folur për Lipjanin dhe vizionin për të ardhmen. “Sonte isha i pranishëm në familjen e kandidatit…

Lajme

24/08/2025 20:58

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, që është edhe kandidat edhe për një mandat në krye të kësaj komune, ka vazhduar me aktivitetet e tij.

Ai ka vizituar familjen e kandidatit për asamble komunale Gent Syla.

Ahmeti thotë se kanë folur për Lipjanin dhe vizionin për të ardhmen.

“Sonte isha i pranishëm në familjen e kandidatit Gent Syla së bashku me familjarë, qytetarë, miq e përkrahës në një takim të ngrohtë ku folëm për Lipjanin që po ndërtojmë dhe vizionin tonë për të ardhmen. Faleminderit Gentit për dhuratën”, ka shkruar ai në Facebook.