Lipjan: Banorët e rrugëve ‘Mbretëresha Teutë’ dhe ‘Sali Rexha’ kërkojnë ndërhyrjen e komunës
Qytetarët Lipjanit, konkretisht ata të dy rrugëve “Mbretëresha Teutë” dhe “Sali Rexha”, kërkojnë nga komuna që sa më parë të bëhet zgjidhje dhe të shtrohet me asfalt, ose të paktën me zhavorr, pasi që kanë probleme të vazhdueshme. Deri me tash komuna është arsyetuar se në rrugën “Mbretesha Teutë” ka probleme pronësorë, megjithatë janë banorët…

Lajme
Qytetarët Lipjanit, konkretisht ata të dy rrugëve “Mbretëresha Teutë” dhe “Sali Rexha”, kërkojnë nga komuna që sa më parë të bëhet zgjidhje dhe të shtrohet me asfalt, ose të paktën me zhavorr, pasi që kanë probleme të vazhdueshme.
Deri me tash komuna është arsyetuar se në rrugën “Mbretesha Teutë” ka probleme pronësorë, megjithatë janë banorët ata që po i vuajnë pasojat çdo ditë duke u përballur me pluhurin, lloçin dhe dëmtimin e automjeteve.
Ndërkaq, sa i përket rrugës “Sali Rexha”, banorët thonë se është një pjesë e shkurtër që ka mbetur e paasfaltuar, prandaj i bëjnë thirrje komunës që të marr masa, meqë nuk ka kosto të madhe. /Lajmi.net/