Limak mohon arrestimin e Özdemir
Limak mohon arrestimin e kreut të kësaj kompanie, Nihat Ozdemir. Mediat vendore, duke cituar gazetën turke Hurriyet, ndërkaq pohojnë se është arrestuar Drejtori i Limak.

Lajme
Zyra për Informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, lajmin për arrestimin e pronarit të kompanisë turke, Limak, Nihat Özdemir, e kanë quajtur si spekulim.
Në këtë reagim, thuhet se nuk është arrestuar asnjë anëtar i Kompanisë Limak.
“Nё emёr tё Limak Kosovo shprehim shqetёsimet tona lidhur me spekulimet e fundit pёr Drejtorin e Bordit tё Drejtorёve tё Kompanisё LIMAK, Nihat Ozdemir”.
“Duam tё iu njoftojmё se informacioni i spekuluar nuk paraqet realitetin, sepse nuk ёshtё ngritur asnjë akuzë kundër asnjë anëtari tё Kompanisë LIMAK”.
Ndërkohë, duke cituar gazetën turke Hurriyet, mediat në vend kanë publikuar sot lajmin për arrestimin e Nihat Özdemir, Drejtor i Kompanisë Limak, e cila ka marrë me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Në bazë këtij lajmi, thuhet se sipas aktakuzës Özdemir dhe disa biznesmenë të tjerë akuzohen për “krijimin e një organizate kriminale”, për mito, mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare, kërcënime dhe përvetësimin e aseteve të fituara me aktivitete kriminale.
Özdemir së bashku me Kryeministrat Erdogan, Thaçi dhe Rama përuruan më 23 tetor terminalin e ri të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.