Limaj ushtron të drejtën e votës në Prishtinë: Sot zgjidhet rruga e drejtë për katër vitet e ardhshme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në Prishtinë, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku garojnë kandidatët e LDK-së dhe VV-së. Pas hedhjes së votës, Limaj ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe ka bërë thirrje që ata të zgjedhin…
Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në Prishtinë, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku garojnë kandidatët e LDK-së dhe VV-së.
Pas hedhjes së votës, Limaj ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe ka bërë thirrje që ata të zgjedhin kandidatin që i përfaqëson më së miri për katër vitet e ardhshme.
“Edhe sot është një mundësi e mirë për qytetarët e kryeqytetit dhe të gjithë qyteteve që janë në raund të dytë të përzgjedhin atë që i besojnë për katër vitet e ardhshme, që i plotëson synimet dhe dëshirat e qytetarëve. Edhe unë sot e kryva obligimin tim dhe votova aty ku besoj se është rruga e drejtë dhe e mirë për të realizuar projektet dhe vizionet për kryeqytetin,” ka deklaruar Limaj.