Të Infektuar: 3703

Të Shëruar: 1946

Të Vdekur: 79

Limaj uron Hotin: Nisma do të japë kontributin në Qeveri dhe Kuvend

19:54 | 3 Qershor 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar kryeministrin e ri, Avdullah Hoti, dhe kabinetin e ri qeveritar për besimin e marrë nga Kuvendi i Kosovës.

Lideri i Nismës është zotuar që partia të cilën ai e udhëheq se do të japë kontributin në qeveri dhe Kuvend gjatë këtij mandati qeverisës, në zbatimin e programit qeverisës të harmonizuar mes partnerëve të koalicionit.

“Detyrat parësore të kësaj qeverie do të jenë rimëkëmbja e ekonomisë pas përballjes me COVID-19, përmbyllja e procesit të dialogut Kosovë- Serbi me njohje reciproke, liberalizimin e vizave, si dhe integrimin e vendit në instancat euroatlantike”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës sot zgjodhi qeverinë e re të Kosovës, pjesë e të cilës është edhe NISMA Socialdemokrate. Ndodhemi në një moment kritik dhe të rëndësishëm për vendin.

Qeveria e re po e merr vendin në kohë shumë të vështirë. Kosova sot ka nevojë për një qeveri e cila kthen stabilitetin në vend dhe ulë gjakrat duke u kthyer të gjithë në respektim të institucioneve.

Si Nismë Socialdemokrate zotohemi se do të japim kontributin tonë në qeveri dhe Kuvend gjatë këtij mandati qeverisës, në zbatimin e programit qeverisës të harmonizuar mes partnerëve të koalicionit.

Detyrat parësore të kësaj qeverie do të jenë rimëkëmbja e ekonomisë pas përballjes me COVID-19, përmbyllja e procesit të dialogut Kosovë- Serbi me njohje reciproke, liberalizimin e vizave, si dhe integrimin e vendit në instancat euroatlantike.

Kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Hoti iu uroj punë të mbarë në realizimin e programit qeverisës dhe në arritjen e objektivave. /Lajmi.net/