Limaj takon Haradinajn, vendoset për fatin e Bllokut

Dy partnerët e koalicionit VLAN, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma-s Fatmir Limaj janë takuar sot në mesditë një restorant në lagjen “Arbëri” (ish Dragodan), lagjen ku jeton Haradinaj me familje, për të diskutuar të ardhmen e bllokut, bëjnë të ditur burime të gazetës “Bota sot”.

Lajme

16/11/2014 15:23

Fatmir Limaj sipas burimeve të gazetës është ndërmjetësuesi kryesor në bisedimet për ridizajnimin e koalicionit, që Isa Mustafa të kandidohet për kryeministër të vendit, dhe që Ramushi të tërhiqet nga kandidatura e bllokut.

Vetë Ramush Haradinaj e ka caktuar si afat të fundit ditën e martë, kur koalicioni duhet ta ketë një vendim definitiv për kandidatin për kryeministër, shkruan Bota Sot.