Limaj: Simbolika “Heroinat” u takon të gjitha nënave në Kosovë

Zv.Kryeminisri i Kosovës, Famir Limaj, sot me rastin e ditës së gruas 8 Marsin, ka vendosur lule para memorialit “Heroinat” në Prishtinë.

Lajme

08/03/2019 16:35

Limaj përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, është shprehur se simbolika “Heroinat” i takon të gjitha nënave të vendit.

Postimi i plotë i Limajt:

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, para memorialit “Heroinat”, vendosëm lule për ta shprehur respektin për gratë shqiptare, për nënat tona të cilat nuk janë në mesin tonë, dhe të cilat kanë merita të mëdha për lirinë, të cilën e gëzojmë sot.
Kjo simbolikë e emrit “Heroinat” u takon të gjitha nënave të këtij vendi, të cilat në mënyre heroike bënë përpjekje për të ndërtuar familje e edukuar breza fëmijësh.
Nënave dhe grave të Kosovës ua uroj 8 Marsin, me shpresën dhe dëshirën që pozita sociale t’u përmirësohet në shoqërinë kosovare.
I ftoj ato që me këmbëngulje të luftojnë për pozicionin e tyre të merituar në shoqëri.
FL