Limaj: Shpresoj se qytetarët i shohin se po bëjnë veç kalkulime politike- skandaloze që po mblidhemi çdo 48 orë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj deklaroi se nuk e di pse duhet me prit paralajmërim nga të tjerët që të formohen institucionet, kur ato është dashur të krijohen tash e sa muaj. “Pse duhet me prit paralajmërim më së pari. Duhet të kemi institucione që Kosova të jetë e gatshme për të dhënë…

Lajme

17/06/2025 10:17

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj deklaroi se nuk e di pse duhet me prit paralajmërim nga të tjerët që të formohen institucionet, kur ato është dashur të krijohen tash e sa muaj.

“Pse duhet me prit paralajmërim më së pari. Duhet të kemi institucione që Kosova të jetë e gatshme për të dhënë përgjigje, e për të pasur një adresë për diskutim të temave të ndryshme. Asgjë e re s’ka ndodhur në dy ditët e fundit. Nuk po i kuptojnë mesazhet e asaj që po  ndodhë në botë. Një shtet serioz i përcjell zhvillimet çfarë po ndodhë rreth tij dhe situatën rreth vetes, e është shtet serioz që vrapon për të reaguar e për të nderuar institucione për të gjetur zgjidhje”, deklaroi Limaj.

Ai tha se s’është në rregull se si nga partitë politike po vazhdojnë të bëjnë kalkulime politike, e flasin veç për këto kalkulime.

“Po shihet se janë kalkulime krejt politike, e po flasin për këto kalkulime e shpresojë që qytetarët po i dëgjon këto. Një politikan që merr guximin për të thënë shkojmë në zgjedhje dhe nuk merr guximin për të zgjidhur këtë që i ka besuar qytetarët besoj se do të ndëshkohen nga qytetaret. Shpresoj se qytetarë do të kuptojnë dhe do adresojnë përgjegjësinë drejt atyre që kanë mundësi për t’i formuar institucionet dhe nuk po e bëjnë këtë. E kjo i kushton dëme ekonomike e dëme edhe strategjike Kosovës se po e shihni çka po ndodhë në botë”,deklaroi ai.

I pyetur se si e vlerëson që deputetët duhet të mblidhen çdo 48 orë, meqë rast Limaj e quajti këtë situatë skandaloze.

“Kjo është skandaloze çka po ndodhë…Po ndihemi në siklet të gjithë”./Lajmi.net/