Limaj se pranon as s’e mohon takimin me Kurtin: Reflektoi me Dimal Bashën, por jo plotësisht

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit qe të votohet kabineti i Qeverisë Kurti III. Limaj tha se Dimal Basha nuk duhet të marrë asnjë post publik- pasi Kurti e propozoi për ministër. “Është hap i mirë reflektimi por jo i plotë. Dimal Basha s’duhet të ketë asnjë post publik dhe duhet të…

Lajme

26/10/2025 12:18

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit qe të votohet kabineti i Qeverisë Kurti III.

Limaj tha se Dimal Basha nuk duhet të marrë asnjë post publik- pasi Kurti e propozoi për ministër.

“Është hap i mirë reflektimi por jo i plotë. Dimal Basha s’duhet të ketë asnjë post publik dhe duhet të jap dorëheqje. Është turp për Kosovën me qenë.Mungesa e kapacitete3ve për të ndërtuar marrëveshje për vendin në fakt e kam thënë edhe herave të tjera në parlamentin e Kosovës prej se jam në Kuvend s’kam ngritur dorë ku r kam pas dyshime që shkelet ligji apo kur kam pas bindje që është kundër interesit të vendit “deklaroi Limaj, shkruan lajmi.net.

Ai tha se “Kam dyshime që kuvendi është i konstiuuuar. Është një parashtresë në Kushtetuese”.

Limaj nuk e pranoi as nuk e mohoi takimin e sotëm me Albin Kurtin.

“Është e pamjaftueshëm largimi i Bashës e propozimi për ministër. Me pas vota s’pari me ndërtu marrëveshje politike legale, publike me detyra e obligime.”/Lajmi.net/