Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar si hap pozitiv reagimin e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me ligjin e ri të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Sipas Limajt, dalja publike e Trendafilovës për të dhënë sqarime dëshmon se veprimet konkrete të Kosovës kanë filluar të japin…

Lajme

21/10/2026 09:28

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar si hap pozitiv reagimin e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me ligjin e ri të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas Limajt, dalja publike e Trendafilovës për të dhënë sqarime dëshmon se veprimet konkrete të Kosovës kanë filluar të japin efektet e para.

Ai ka theksuar se Trendafilova nuk e ka komentuar drejtpërdrejt ligjin e ri, por është fokusuar në shpjegimin e bazës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara.

Limaj ka vlerësuar se ajo ka qenë e kujdesshme në deklarimin e saj, duke pasur parasysh se, sipas tij, nuk i takon asaj të komentojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës.

“Së pari besoj që ky reagim vjen si pasojë e veprimeve konkrete të Kosovës, Ligjit, nuk duhet të kishin një reagim të tillë siç s’kanë pasur tash e gjashtë vite, efektet e para dhe shenjat e para të efektit të ligjit është detyrimi i zonjës Trandafilova për të dalë me dhënë këtë sqarim e prononcim dhe kjo është shenja e parë e efektit të ligjit. Unë e pashë edhe prononcimet e njerëzve rreth deklaratës së saj – së pari dua të them që kryetarja e Dhomave të Specializuara, nuk ka komentuar ligjin dhe s’ka të drejt të komentojë ligjin sic e patë edhe ju. Nuk e komentoj ligjin që është nxjerr por interpretoj mbi bazën e ligjit që punojnë dhe ishte shumë e kujdesshme në këtë drejtim sepse e dinë që nuk ka të drejtë me i interpretu ligjet e Kosovës e ato që i nxjerr Kuvendi i Kosovës – ligjin e ri me shumë kujdes e dimë se nuk ka të drejtë ta komentoj e interpretoj. Për mua është një hap pozitiv vetë detyrimi i saj me dalë me i dhanë disa sqarime pavarësisht çka tha tregon efektet e para të ligjit sepse këta tash e sa vite i ka shoqëruar arroganca, moskomunikimi e mos transparenca siç e dini edhe ju – këta e kanë parë të nevojshme me fol nëpër zyre e jo me ju drejtua qytetarëve të Kosovës në emër të të cilëve gjykojnë e punojnë”, u shpreh Limaj në RTV Dukagjini.

Limaj ka kritikuar gjithashtu, siç është shprehur ai, mungesën e komunikimit dhe transparencës nga ana e Dhomave të Specializuara ndër vite, duke vlerësuar se sqarimi publik i Trendafilovës përbën një zhvillim pozitiv në raport me qytetarët e Kosovës./Lajmi.net/