Limaj pret nga Kushtetuesja të ndihmojë në krijimin e institucioneve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pas dështimit të marrëveshjeve politike për konstituimin e Kuvendit, tashmë pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij duhet të japë udhëzime të qarta për pasojat juridike dhe hapat e mëtejshëm. “Nuk i shfrytëzuam marrëveshjet politike. Tani presim që Kushtetuesja të marrë vendimin për udhëzimet…

Lajme

26/07/2025 23:04

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se pas dështimit të marrëveshjeve politike për konstituimin e Kuvendit, tashmë pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij duhet të japë udhëzime të qarta për pasojat juridike dhe hapat e mëtejshëm.

“Nuk i shfrytëzuam marrëveshjet politike. Tani presim që Kushtetuesja të marrë vendimin për udhëzimet dhe pasojat juridike të këtij procesi. Ne kemi kontribuar për të ndihmuar në zhbllokim. Kjo tani është çështje e mbyllur dhe jemi në një realitet të ri”, ka thënë Limaj pasi dështoi përpjekja e 54-t për konstituim.

Ai shtoi se pret që Gjykata Kushtetuese të marrë parasysh interesin publik e shtetëror dhe të ndihmojë që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria.

“Jam i bindur se Kushtetuesja do të udhëzojë legjislativin që të mos përsëritet kjo situatë dhe të zgjidhet një herë e mirë çështja e konstituimit”, deklaroi Limaj.