Limaj për Kurtin e Abdixhikun: UÇK-ja duhej t’i bashkonte sonte të gjithë, sidomos ata që po i gëzojnë sot privilegjet e sakrificës me gjak

Fatmir Limaj është deklaruar për marshin e sotëm për liri. Ai tha se sot është me ndjenja të përziera, sepse është një moment shumë i rëndësishëm me këtë mobilizim. “Jemi me ndjenja të përziera, është një moment shumë i rëndësishëm ky mobilizim flet shumë.Njerëzit e kanë kuptuar që vendimi ka të bëjë me të gjithë…

Lajme

12/09/2026 13:39

Fatmir Limaj është deklaruar për marshin e sotëm për liri.

Ai tha se sot është me ndjenja të përziera, sepse është një moment shumë i rëndësishëm me këtë mobilizim.

“Jemi me ndjenja të përziera, është një moment shumë i rëndësishëm ky mobilizim flet shumë.Njerëzit e kanë kuptuar që vendimi ka të bëjë me të gjithë ne, për të kaluarën e të ardhmen tonë.Nuk është çështje individuale, por më tepër se kaq.Më vjen mirë se sot vinë me kokën lartë në mbështetje të asaj çfarë përfaqësojnë, duke u ndier krenar për luftën e UÇK-së dhe për ata të cilët atje po e mbrojnë luftën tonë çlirimtare”,deklaroi Limaj.

Ai tha se ish-krerët e UÇK-së veçse kanë dhënë jetën e tyre për Kosovën më ’99.

“Këtu më së paku ka të bëj çështja e fatit fizik, ata burra që janë atje moti e kanë dhënë jetën për Kosovën se kanë mund të mos jenë më ’99, por është diçka më e madhe se kaq. Atje po zhvillohet një proces që ndikon drejtpërdrejtë në të kaluarën dhe të ardhmen tonë.Është ankth për këtë këtu e ata atje, se janë momente me ndjenja të përziera, se është një minutë që jep kahje. Ai shqip i jep përfundimisht një kahje jetës sonë dhe të tyres.Lufta e pastër e UÇK-së të marrë vendin ku duhet e të fillojmë një kapitull të ri të ndërtimit”.

Limaj tha se sot s’duhet të ketë ndarje.

“Edhe ata që marrin pjesë edhe që s’marrin duhet ta dinë mirë se çka do të thotë për Kosovën vendimi i Hagës. Shkronjat e UÇK-së duhet t’i bashkojnë të gjithë ata që e ndjejnë veten shqiptarë e krenarë sidomos ata që po i gëzojnë privilegjet e këtij vendimi me sakrificë e gjak, e sot do të duhej të ishim bashkë për themeluesit e shtetit të Kosovës e në mbështetje të luftës”,shtoi Limaj kur u pyet se si e komenton faktin se Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku s’do të marrin fjalën sot në marsh./Lajmi.net/