Limaj: Pas marrëveshjes së Ohrit, Kosova s’është më e njëjtë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj beson se Kosova nuk është më e njëjtë pas 18 marsit, dita kur u arrit marrëveshja në Ohër. Shkak sipas tij është se sistemi juridiko=politik nuk është ai që ka qenë. Ish-ministri i Infrastrukturës vlerësoi se tani do të kemi një strukturë paralele. Tutje, ai hodhi kritika ndaj Kurtit,…

Lajme

30/03/2023 22:50

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj beson se Kosova nuk është më e njëjtë pas 18 marsit, dita kur u arrit marrëveshja në Ohër.

Shkak sipas tij është se sistemi juridiko=politik nuk është ai që ka qenë. Ish-ministri i Infrastrukturës vlerësoi se tani do të kemi një strukturë paralele.

Tutje, ai hodhi kritika ndaj Kurtit, duke thënë se është luftuar me vite që kjo strukturë paralele të zhbëhet, përcjell lajmi.net.

Limaj shkoi në atë pikë sa beson që kjo strukturë e komunitetit serb, është diçka përtej Asociacionit.

“Kosova më nuk është e njëjtë. Sistemi juridiko-politik më nuk është njëjtë, tani do të kemi edhe një strukturë paralele, e cila është luftuar për vite të zhbëhet. Do të jetë një strukturë paralele e komunitetit serb, përtej Asociacionit”, ka deklaruar Limaj në T7.