Limaj paralajmëron takim me Kurtin: Kam ndërmend me e ftu me pi kafe
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të seancës së 45-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe duke paralajmëruar një iniciativë për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Limaj tha se deri tani nuk ka pranuar asnjë ftesë për të diskutuar ndonjë rrugëdalje nga…

Lajme
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të seancës së 45-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si alarmante dhe duke paralajmëruar një iniciativë për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Limaj tha se deri tani nuk ka pranuar asnjë ftesë për të diskutuar ndonjë rrugëdalje nga bllokada institucionale, por theksoi se është i gatshëm të marrë hapa konkretë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës, transmeton lajmi.net
“Jam i interesuar të gjejmë zgjidhje. Duhet të gjenden rrugë. Neve askush nuk na ka ftuar për ndonjë ide tjetër, nëse na ftojmë jemi të gatshëm për ta trajtuar nëse ndihmon drejt një zgjidhje. Momenti është krijimi i institucioneve, jo për spektakël,” tha Limaj.
Ai bëri të ditur se planifikon të ketë takime në ditët në vijim dhe se ka ndërmend të ftojë edhe kryeministrin Kurti për një bisedë direkte.
“Kemi me vazhdu me pas takime, kryeministrin nëse nuk gaboj është në Bosnjë, kam ndërmend edhe unë me ftua me pi kafe – kështu me tentu që të gjejmë zgjidhje,” u shpreh ai.
Kujtojmë se prej zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke lënë vendin pa institucione funksionale për më shumë se pesë muaj./lajmi.net/