Limaj nxitohet për seancën, thotë se ende s’është takuar me Kurtin

Lideri i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se ende nuk është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Megjithatë derisa nxitohej për seancën e sotme, Limaj nuk pohoi por as nuk mohoi se ka pranuar ftesë nga ai për këtë takim tashmë të përfolur. Takimi mes dyshes po konsiderohet si gatishmëri bashkëpunimi, i cili…

Lajme

15/07/2025 11:18

Lideri i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se ende nuk është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Megjithatë derisa nxitohej për seancën e sotme, Limaj nuk pohoi por as nuk mohoi se ka pranuar ftesë nga ai për këtë takim tashmë të përfolur.

Takimi mes dyshes po konsiderohet si gatishmëri bashkëpunimi, i cili vie në tentim për konstituimin e legjislaturës së re të kuvendit.