Limaj nuk përgjigjet nëse ka koalicion me VV-në: Deputetët të votojnë drejtën e tyre, të verifikojnë atë që e ka votuar qytetari i Kosovës
Fatmir Limaj nga NISMA para seancës konstituive ka thënë se shpreson se deputetët ta votojnë raportin për verifikimin e mandateve. Limaj nuk iu përgjigj gazetarëve nëse ka koalicion me VV-në. “Po shpresoj që Parlamenti i Kosovës, deputetët të votojnë drejtën e tyre – të verifikojnë atë që e ka votuar qytetari i Kosovës –…

Lajme
Fatmir Limaj nga NISMA para seancës konstituive ka thënë se shpreson se deputetët ta votojnë raportin për verifikimin e mandateve.
Limaj nuk iu përgjigj gazetarëve nëse ka koalicion me VV-në.
“Po shpresoj që Parlamenti i Kosovës, deputetët të votojnë drejtën e tyre – të verifikojnë atë që e ka votuar qytetari i Kosovës – secili duhet ta kryejë detyrën e vetë, këtë çështje teknike dhe shpresoj që këtë ta bëjë secili dhe të filloj funksionaliteti dhe funksionimi i institucioneve”, tha Limaj.