Limaj: NISMA përkrah protestën e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka  thënë se do të mbështesë protestën e organizuar nga kategoritë e dalura nga lufta që do të mbahet më 7 gusht. Ai në një postim në Facebook, ka thënë se NISMA do të jetë gjithmonë në mbështetje të përpjekjeve që synojnë ruajtjen e vlerave të luftës. Postimi i plotë:…

Lajme

31/07/2025 16:42

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka  thënë se do të mbështesë protestën e organizuar nga kategoritë e dalura nga lufta që do të mbahet më 7 gusht.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se NISMA do të jetë gjithmonë në mbështetje të përpjekjeve që synojnë ruajtjen e vlerave të luftës.

Postimi i plotë:

Në emrin tim dhe të NISMA Socialdemokrate, shprehim përkrahjen e plotë për protestën e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta!

NISMA Socialdemokrate qëndron fuqishëm në mbështetje të kësaj proteste, duke u rreshtuar krah për krah me organizatat që përfaqësojnë ata që kontribuan në luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ne besojmë se e drejta është në anën tonë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, çlirimtare dhe thellësisht e drejtë.

NISMA do të jetë gjithmonë në mbështetje të përpjekjeve që synojnë ruajtjen e vlerave të luftës, si dhe dinjitetin e të gjithë atyre që dhanë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.