Limaj me porosi për Kurtin: Marrëveshjet politike duhet ndërtuar para se me u fut në Kuvend

Kryetari i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar para mediave pak para seancës konstituive. Limaj tha se marrëveshjet politike duhet ndërtuar para votimeve në Kuvend, në mënyrë që të ketë funksionim. “Siç kam thënë edhe herën e kaluar, konstituimi i kuvendit dhe qeverisë si në të kaluarën dhe gjithmonë vështirë se bëhet pa një marrëveshje…

Lajme

01/05/2025 10:11

Kryetari i Nismas socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar para mediave pak para seancës konstituive.

Limaj tha se marrëveshjet politike duhet ndërtuar para votimeve në Kuvend, në mënyrë që të ketë funksionim.

“Siç kam thënë edhe herën e kaluar, konstituimi i kuvendit dhe qeverisë si në të kaluarën dhe gjithmonë vështirë se bëhet pa një marrëveshje politikë të koalicionit që e përcakton dhe e vendosë shumicën parlamentare. Ajo shumicë zgjedhë kryetarin e qeverinë dhe qeverisë me vendin sipas mandatit ligjor të dhënë nga qytetarët e sipas ligjeve e kushtetutës”, tha Limaj, transmeton lajmi.net.

Limaj po ashtu deklaroi se në lidhje me zhvillimet në Kuvend më tepër do të mund të flitet pas seancës.

“Shpresojë e besoj që ato që tash e një kohë po e them ta kuptojnë: Kjo është rruga që bëhen institucionet, e në botë e në Kosovë deri tani. Marrëveshjet politike duhet ndërtuar para se me u fut në Kuvend e ajo shumicë pastaj udhëheqë në ndërtimin e institucioneve e po pres dhe po besojë se kjo shumë shpejtë do të ndodhë sepse kjo është në interes të Kosovës”./Lajmi.net/