Limaj: Kosova s’e ka luksin të zgjedhë mes Amerikës dhe Gjermanisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për raportet mes Kosovës dhe aleatëve të saj perëndimorë.

Lajme

23/05/2019 21:53

Limaj ka deklaruar në televizionin T7, se Kosova “s’e ka luksin të zgjedhë” mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Deklarata e tij vjen pas një nervoze të shfaqur nga presidenti i vendit ndaj Gjermanisë, e cila është e vendosur të mos e lejojë Hashim Thaçin ta realizojë idenë e tij për “korrigjimin e kufijve”.

Thaçi e ka minimizuar rolin ndërmjetës të Gjermanisë në bisedimet Kosovë-Serbi, duke këmbëngulur se pa Amerikën s’mund të arrihet asgjë.

Presidenti e ka shfaqur këtë qëndrim teksa Gjermania gjithashtu po tregohet më e ngrohtë karshi kundërshtarit të Thaçit, kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, të cilin kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka ftuar për një takim sy më sy në Berlin.

Limaj ka thënë se nuk e di arsyen e nervozës që po shfaqet ndaj Berlinit zyrtar.