Limaj kërkon votat
Fatmir Limaj është aktivizuar maksimalisht në përkrahje të Iniciativës Qytetare për Malishevën.
Lajme
Fatmir Limaj ka filluar të shtojë intensitetin e angazhimit të tij në fushatën zgjedhore, në përkrahje të Iniciativës Qytetare për Malishevën.
Takimet e tij po i zhvillon në fshatra të ndryshme të Malishevës, në përpjekje për t’i bindur qytetarët që votën e tyre ta japin për Ragip Begajn dhe IQPM’në e tij – e cila doli pas ndarjes nga PDK e Hashim Thaçit.
Limaj, siç raporton Prizrenpress, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Kijevë dhe Bubavec, ku ka kërkuar që të ndëshkohet qeverisja e kaluar dhe të votohet IQPM.
Kandidati i IQPM, Ragip Begaj, ndërkaq, ka shpalosur programin qeverisës për Komunën e Malishevës.
“Qytetarët në mënyrë masive po shprehin zhgënjimin e thellë tek qeveria lokale dhe mosbesim për udhëheqësit e saj”, ka thënë Begaj.