Limaj: Kemi pasur disa takime me Kurtin, opsionet janë në tavolinë – Nuk e japim kontributin për zgjidhje gjysmake, që do të shkaktonin zgjedhje pastaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas tentimit numër 51 për konstituimin e Kuvendit ka folur para mediave. Ai komentoi veprimin e presidentes për t’iu drejtuar përsëri Gjykatës Kushtetuese. “Unë besoj nga dje është një situatë tjetër. Mendoj që kërkesa e presidentes drejtuar gjykatës në këtë situatë e ndihmon procesin, edhe aktualisht për konstituimin e…

Lajme

23/07/2025 11:43

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas tentimit numër 51 për konstituimin e Kuvendit ka folur para mediave.

Ai komentoi veprimin e presidentes për t’iu drejtuar përsëri Gjykatës Kushtetuese.

“Unë besoj nga dje është një situatë tjetër. Mendoj që kërkesa e presidentes drejtuar gjykatës në këtë situatë e ndihmon procesin, edhe aktualisht për konstituimin e Kuvendit por edhe për të ardhmen.”

“Ne jemi dëshimitarë që rregullorja dhe infrastruktura ligjore ka lënë zbrazëtira dhe si rezultat i kemi këto situata që i kemi. “

“Veprimi i presidentes do të ndihmoj të qartësoj për të ardhmen, edhe për gjendjen e tanishme. Mendoj se është në interesin e partive që të pritet vendimi i gjykatës, në dy drejtimet, nëse do ketë masë të përkohshme apo jo.”, tha fillimisht ai.

Tutje, Limaj tha se Nisma nuk do të jap kontributin e saj për zgjidhje parciale, që mund të shkaktojnë zgjedhje.

“Qëndrimi i Nismës është që ne nuk besojmë në zgjidhej parciale, ne duam një shumicë qeverisëse, e cila konstituon Kuvendin dhe edhe e formon qeverinë. Nisma nuk do të kontribuoj në zgjidhje gjysmake që pastaj do të shkaktonin zgjedhje. Nëse shkohet në konstituimin e Kuvendit pa pasur një shumicë, mund të kemi zgjedhje të parakohshme.”

“Nisma nuk jep kontributin e saj në zgjidhje të tilla që nuk zgjidhin çështje apo që nuk i krijojn institucionet. Kemi thënë nga fillimi që Nisma do të ndihmoj në zhbllokimin e situatës, aq sa ka mundësi, të ndihmoj në gjetjen e zgjidhjeve për konstituimin e Kuvendit.”, shtoi ai.

I pari i Nismës pastaj foli për takimet e Kurtin

“Kemi pasur disa takime me Kurtin, në tavolinë i kemi opsionet edhe nga VV edhe nga Nisma. Për mua është e rëndësishme që vullneti i qytetarëve në zgjedhje është kur njerëzit kandidojnë për të pasur qeveri, dhe implementimi i votës duhet ta ketë orientimin e ndërtimit të qeverisë, dhe kryetari që i ka fituar votat duhet ta drejtojë qeverinë. Deputetët përreth duhet ta ndihmojnë kryetarin e tyre për qeverisje. Nuk është beteja në kuvend, është në tërësi për të pasur qeverinë. Besoj që do të kemi kohë të mjaftueshme që me një vendim të gjykatës do të qartësohet përfundimisht kjo”.

“Ftesa ime është që të shfrytëzojmë maksimalisht këtë moment, e të shkojmë deri te një zgjidhje përfundimtare, jo parciale, jo me episode”.

“Ne e dimë që ka përpjekje, ka angazhime. Besoj do të ketë edhe takime tjera”, tha ai.

“Më shumë kemi folur për tema programore, politike, të sigurisë…”, përfundoi Limaj./lajmi.net/